Zelensky thotë se dokumentet për t’i dhënë fund luftës janë “pothuajse gati”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se dokumentet që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë janë “pothuajse gati” pas takimit të tij të sotëm me presidentin amerikan, Donald Trump.

Zelensky shtoi se Ukraina po punon me “ndershmëri dhe vendosmëri” dhe se Rusia duhet të jetë gati për të “mbyllur këtë agresion”.

Ai kujtoi se takimet e mëparshme me SHBA kanë rezultuar në sigurimin e raketave mbrojtëse për Ukrainën dhe se zyrtarët kanë diskutuar gjithashtu për mbrojtjen e hapësirës ajrore.

Presidenti ukrainas shprehu shpresën që SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Ukrainës dhe kërkoi një Evropë të fortë, duke theksuar se kontinenti ka nevojë për një Ukrainë të pavarur që një ditë mund të ndihmojë edhe në mbrojtjen e të tjerëve.

“Jemi të gatshëm të jemi pjesë e një Europe që ka vërtet rëndësi,” tha ai, duke shtuar se Trump “nuk do të ndryshojë”.

Ai kritikoi disa liderë evropianë, duke thënë se “disa janë nga Europa, por jo për Evropën” dhe se, megjithë forcën e tyre, ata “pothuajse gjithmonë kanë nevojë që dikush tjetër t’u thotë sa gjatë duhet të qëndrojnë të fortë”.

“Kështu nuk veprojnë fuqitë e mëdha,” shtoi Zelensky, raporton BBC.

Ai gjithashtu paralajmëroi se SHBA po ndryshon pozicionin e saj, por mënyra saktësisht se si nuk dihet ende.

“Gjërat lëvizin më shpejt, si mund ta ndjekë Evropa këtë ritëm?” pyeti ai, duke shtuar se Evropa përballet me sfida ndaj “mënyrës së jetesës evropiane”.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika