Specialja: Ligjëratat janë informative, nuk përfshijnë përmbajtje politike apo ideologjike

Pamje nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, foto Reuters.

Gjykata Speciale ka reaguar pas debateve lidhur me një ligjëratë të mbajtur në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, duke sqaruar se aktiviteti është zhvilluar në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim dhe se nuk ka pasur asnjë përmbajtje politike apo ideologjike.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, nëpërmjet një njoftimi, bëjnë të ditur se që nga viti 2018, me mbështetjen e Zvicrës, ky program ka zhvilluar aktivitete komunikimi dhe informimi pothuajse çdo muaj me audienca të ndryshme në mbarë Kosovën.

“Këto aktivitete të përcjelljes së informacionit kanë për qëllim të sigurojnë praninë në Kosovë, të ofrojnë informacion bazë për mandatin dhe veprimtarinë e Gjykatës, t’u japin njerëzve në Kosovë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe, mbi të gjitha, t’u përgjigjen pyetjeve të tyre. Janë organizuar aktivitete me studentë, juristë, shoqërinë civile, qytetarë të komuniteteve vendore, dhe me shumë të tjerë”, thuhet në deklaratë.

“Duke qenë se gjykimet kryhen në Hagë, që në fillim u vlerësua se Gjykata duhet të komunikojë me njerëzit që ndikohen nga proceset gjyqësore, duke u ofruar atyre informacion transparent, asnjanës dhe të qasshëm, sikurse kanë vepruar edhe tribunalë të tjerë”, theksohet tutje.

Në deklaratë thuhet se informacioni i përcjellë gjatë këtyre aktiviteteve është i njëjtë me atë që publikohet në faqen zyrtare të DHSK-së dhe përfshin të dhëna për mandatin e Gjykatës, të drejtat e të akuzuarve, pjesëmarrjen e viktimave dhe zhvillimet ligjore në çështjet gjyqësore.

“Gjykata është një institucion i ndarë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i administruar nga Zyra Administrative si organ asnjanës i Gjykatës, nuk përfaqëson as Prokurorinë, as Mbrojtjen”.

Po ashtu, theksohet se “prezumimi i pafajësisë së një të akuzuari komunikohet qartë” dhe se “në informacionin që përcillet nuk përfshihet përmbajtje politike apo ideologjike”.

DHSK-ja rikujton se prej vitesh ka komunikuar në mënyrë transparente për këto aktivitete dhe se për to kanë raportuar edhe gazetarë, ndërsa informacionet publikohen rregullisht në faqen zyrtare, rrjetet sociale dhe raportet vjetore.

 

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika