Emilija Rexhepi shpërthen ndaj PDK-së: Po më sulmojnë për të fshehur vjedhjen masive të votave në Prizren

Emilja Rexhepi

Pas raportimeve për arrestimin e një komisioneri në Prizren në kuadër të aksionit për manipulim votash, kryetarja e NDS-së, Emilja Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj siç i quan ajo “publikimeve tendencioze dhe të papërgjegjshme” të disa portaleve.

Rexhepi ekskluzivisht për Infokusin ka mohuar çdo përfshirje në vjedhje votash, duke theksuar se emri dhe fotografia e saj janë përdorur pa asnjë provë dhe pa konfirmim institucional, në një fushatë që sipas saj ka prapavijë të qartë politike.

“Bëhet fjalë për një fushatë të qëllimshme politiko-mediatike nga ana e PDK-së, me synim të vetëm diskreditimin tim personal dhe zhvendosjen e përgjegjësisë për manipulimet masive zgjedhore nga autorët e vërtetë tek unë”, ka deklaruar Rexhepi.

Ajo e ka cilësuar si shkelje flagrante të etikës mediatike publikimin e fotografisë së saj dhe ka theksuar se mediat kanë heshtur për thelbin e problemit, duke veçuar në mënyrë sensacionaliste vetëm një komisioner boshnjak të supozuar të arrestuar, ndonëse, sipas saj, rreth 100 komisionerë të përkatësisë shqiptare janë arrestuar për manipulime zgjedhore.

“Me vetëdije janë injoruar dhjetëra komisionerë të lidhur me PDK-në që kanë shtuar vota për kandidatët e tyre.

Nuk janë publikuar fotografitë e kandidatëve të PDK-së, dhe as të Shaqir Totajt, ndonëse Bedri Hamza e ka identifikuar publikisht atë si përgjegjës për manipulimet në Prizren”, ka shtuar ajo në intervistën për Infokusin.

Sipas Rexhepit, nuk janë përmendur as rastet e rritjes së paligjshme të votave për zyrtarë të lartë lokalë, përfshirë nënkryetarin e Komunës së Prizrenit, drejtoreshën e arsimit dhe kandidatë të tjerë të PDK-së.

Ajo ka theksuar se gjatë gjashtë viteve të punës së saj në institucione nuk ekziston asnjë njollë apo keqpërdorim, duke nënvizuar se është individualisht më e votuara ndër të gjitha subjektet politike boshnjake dhe nuk ka asnjë votë të vjedhur.

Rexhepi ka kërkuar që përgjegjësia për vjedhjen e votave të jetë individuale dhe ka bërë thirrje që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të sanksionojë të gjithë kandidatët që kanë përfituar vota fiktive, përfshirë anulimin e votave dhe kandidaturave.

Në fund, ajo ka paralajmëruar veprime ligjore ndaj çdo shpifjeje të mëtejme.

“Nuk do të hesht derisa emri im të përdoret si perde tymi për veprimet kriminale të të tjerëve. Çdo përpjekje e mëtejme për shpifje pa prova do ta konsideroj sulm të vetëdijshëm politik”, ka përfunduar Rexhepi./Gazeta Infokus

 

 

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika