Vetplagoset një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, intervistohen dy të dyshuar

Një shtetas i Shqipërisë është vetplagosur në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë të premten.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK teksa lidhur me rastin si të dyshuar janë intervistuar nga Policia edhe dy kosovarë, njofton Dukagjini.

“Rr.Bekim Fehmiu, Prishtinë 23.01.2026-23:00. Raportohet se është vet-plagosur me armë zjarri i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku kanë konfiskuar një arme zjarri pistoletë me një karikator pa fishek. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Të fundit nga rubrika