Nesër priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se bazuar nga paralajmërimet e Institutit Hidrometeorologjik, nesër pritet të ketë erëra të intensitetit mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e komunës, erë e fortë 11–14 m/s pritet të mbretërojë në zonat kodrinoro-malore, kurse erë mesatarisht e fortë, 8–11 m/s, në zonat më të ulëta, njofton Dukagjini.

Kësisoj, Komuna ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar teksa ka ndarë edhe udhëzime për përgatitje.

“Pa krijuar panik, ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe përgatitje të thjeshtë, veçanërisht gjatë ditës së diel: Siguroni ose largoni objektet e lehta në ballkone, oborre apo çati (vazo, reklama, panele të përkohshme), tregoni kujdes gjatë qarkullimit në zona me pemë të larta, tabela reklamuese apo objekte ndërtimore, shmangni qëndrimin e panevojshëm në hapësira të hapura gjatë intervaleve me erë më të fortë, drejtuesit e automjeteve, veçanërisht të mjeteve të larta, të lëvizin me kujdes të shtuar. Nëse vëreni rrezik potencial (degë të rëna, objekte të lëvizshme, dëmtime), njoftoni shërbimet kompetente”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kërkohet që qytetarët të sigurojnë ose largojnë objektet e lehta nga ballkonet, oborret apo çatitë (vazo, reklama, panele të përkohshme).

“Në raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë numrat: 0800 122 44 ose 0800 122 33”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika