Brezovica vazhdon të jetë e mbuluar nga mbeturinat, ndërsa kompania rajonale e pastrimit të Shtërpcës nuk ka nisur largimin e tyre.
Brezovica është mbuluar nga mbeturinat, ndërsa Komuna e Shtërpcës, që menaxhon zonën, nuk ka reaguar për largimin e tyre.
Sipas informatave, kompania për pastrimin nga Shtërpca po përballet me mungesë të mjeteve.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i KRM “Pastrimi” Ferizaj, Armend Qorrolli për Radio Dukagjini thotë se janë në pritje të përgjigjes nga Qendra e Skijimit për të nisur pastrimin.
“Jemi në pritje të përgjigjes nga Qendra e Skijimit për të nisur pastrimin. Po mundohemi të gjejmë modalitetet e nevojshme për të operuar në terren dhe për të siguruar që pastrimi të bëhet sa më shpejt.”
Ai shtoi: “Ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë menjëherë sapo të kemi miratimin. Objektivi ynë është të sigurojmë pastërti dhe siguri për vizitorët dhe banorët e Brezovicës.”
Armend Qorrolli gjithashtu bëri me dije se: “Nga e hëna pritet arritja e marrëveshjes zyrtare, dhe pas saj do të nisim pastrimin e zonës, raporton Radio Dukagjini.