Arrestohen tre burra në Prizren pasi e rrëmbyen dhe e rrahën një person

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre burra në Prizren pasi të njëjtit kishin rrëmbyer një burrë tjetër.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi viktima kishte pasur më herët kontakt në rrjetet sociale me një vajzë, e cila dyshohet të jetë nga Peja.

Të dyshuarit rreth një orë më vonë e kanë liruar viktimën, e cila kishte pësuar lëndime të dukshme trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë nisur menjëherë hetimet lidhur me rastin.

“Piranë, Prizren / 24.01.2026-11:52. Katër persona të dyshuar-të panjohur, dyshohet se me forcë e kanë futur në veturën e tipit Seat (me targa vendore) viktimën mashkull kosovar, pasi që dyshohet se viktima kishte pasur më herët kontakt në rrjetet sociale me një vajzë e cila dyshohet të jetë nga Peja. Të dyshuarit, pas rreth një ore e kanë liruar viktimën i cili kishte pësuar lëndime të dukshme. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Katër të dyshuarit m/k, njëri i mitur janë arrestuar dhe si provë materiale janë sekuestruar vetura që është përdorur në rast, katër telefona dhe një elektroshok. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin policor..

 

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika