Policia gjen sërish municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia e Kosovës ka gjetur 9 granata dore, 538 fishekë dhe 3 karikatorë për armë automatike në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit.

Rasti ka ndodhur sot, më 25 janar rreth orës 11:20, pasi qytetarët raportuan praninë e armëve dhe municionit në këtë lokacion.

“Më datë 25.01.2026, rreth orës 11:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacionit nga qytetarët se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit, mund të gjendeshin armë dhe municion, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet nga Policia.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), ka neutralizuar në mënyrë të sigurt granatat dhe municionin.

Rasti po hetohet nga Prokuroria e Shtetit si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Nuk ka persona të arrestuar.

Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton që të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin 192.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika