Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se janë realizuar në tërësi pagesat në vlerë prej 100 euro për të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret dhe kanë qenë përfitues.
Pagesat janë ekzekutuar në disa grupe.
Po ashtu, ministria bën të ditur se kanë filluar edhe pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë mbështetje.
Studentët që nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes adresës elektronike të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.
Për ankesa apo paqartësi, ministria ka vënë në dispozicion këto adresa elektronike:
Për ankesat lidhur me shtesën prej 100 euro: [email protected]
Për ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit: [email protected]