AUV tërheq nga tregu qumështin Aptamil AR 2 për foshnje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se ka tërhequr nga tregu formulën ushqimore për foshnje Aptamil AR 2, pasi është identifikuar prania e substancës Cereulide.

Sipas AUV-it, niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, andaj në bashkëpunim me kompaninë importuese janë ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen e produktit nga tregu.

“Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit, APTAMIL AR 2 – formulë ushqimore për foshnje, paketimi, ENG 24 x 400 gr. Prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone), importues në Kosovë: UNION SH.P.K., Vushtrri”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

AUV-i u ka bërë thirrje konsumatorëve që e posedojnë këtë produkt të mos e përdorin dhe ta kthejnë në pikat e shitjes.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika