Prokuroria kërkon dënimin e Muhamet Alidemajt, i akuzuar për Masakrën e Izbicës – Mbrojta kërkon lirimin e tij

Prokuroria Speciale dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar kanë kërkuar aktgjykim dënues edhe në rigjykim ndaj Muhamet Alidemajt, i akuzuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, lidhur me Masakrën e Izbicës.

Në fjalën përfundimtare, prokurori special Ilir Morina kërkoi që Gjykata ta shpallë fajtor të akuzuarin, duke theksuar se provat e administruara vërtetojnë përfshirjen e tij aktive në ngjarjet e marsit 1999.

Sipas Morinës, më 28 mars 1999, në fshatin Izbicë u ekzekutuan 130 civilë shqiptarë, ndërsa gratë dhe fëmijët u dëbuan drejt Shqipërisë dhe shtëpitë u dogjën në mënyrë sistematike.

Ai tha se Alidemaj, vullnetarisht, iu kishte bashkuar forcave ushtarake serbe dhe kishte marrë pjesë në veprime që përfshinin vrasje, tentim vrasje dhe dëbim masiv të popullsisë civile.

Prokurori shtoi se i akuzuari ishte banor lokal, njohës i mirë i terrenit dhe se ditën e ngjarjes ishte i armatosur dhe i pranishëm në fshat.

Sipas tij, Alidemaj kishte rol aktiv në maltretimin, plaçkitjen dhe mbikëqyrjen e civilëve të grumbulluar, ndërsa prania e tij si bashkëpunëtor lokal kishte ndihmuar në realizimin më efikas të planit kriminal. Morina theksoi se dëshmitarë të shumtë e kanë parë të akuzuarin në shoqëri të forcave ushtarake serbe gjatë masakrës.

Aktgjykim dënues kërkoi edhe përfaqësuesi i viktimave, avokati Veton Rudaku, i cili tha se provat dhe dëshmitë e administruara e identifikojnë qartë Alidemajn si pjesëmarrës në Masakrën e Izbicës.

Ai deklaroi se dëshmitarët e kanë njohur dhe e kanë treguar me gisht të akuzuarin si person që u paraprinte forcave serbe në fshat, duke shtuar se Alidemaj nuk ka shprehur asnjëherë keqardhje për ngjarjen e rëndë. Rudaku i propozoi Gjykatës që të shpallë aktgjykim dënues.

Në anën tjetër, mbrojtja e të akuzuarit kërkoi aktgjykim lirues. Avokati Millosh Deleviq, si dhe avokati tjetër mbrojtës Dejan Vasiq, vlerësuan se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për shpalljen fajtor të Alidemajt.

Vetë i akuzuari Muhamet Alidemaj u deklarua i pafajshëm dhe tha se i qëndron fjalës përfundimtare të avokatëve të tij.

Sipas aktakuzës, Alidemaj akuzohet se ka marrë pjesë, së bashku me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, në vrasjen dhe masakrimin e 130 civilëve shqiptarë në Izbicë në mars të vitit 1999.

Në gjykimin e parë, më 29 prill 2022, si dhe në seancën e rigjykimit më 23 tetor 2025, Alidemaj ishte deklaruar i pafajshëm.

Nis seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte Muhamet Alidemaj, pritet të jepet fjala përfundimtare

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika