Qeveria në detyrë miraton Këshillin Organizativ për 18-vjetorin e Pavarësisë dhe pagesën për BERZH-in

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur të martën mbledhjen e saj të 285-të, e cila është zhvilluar në mënyrë elektronike.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, Qeveria ka autorizuar pagesën në vlerë prej 154 mijë euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me qëllim të rritjes së kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë institucion financiar ndërkombëtar.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar këto vendime: – Themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës; – Autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika