Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takohen me Fahrije Hotin: Marshi “Drejtësi, jo politikë” është zë i ndërgjegjes dhe thirrje për drejtësi të vërtetë

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, themeluesit Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë zhvilluar një takim me Fahrije Hoti, pronaren e Kooperativës bujqësore “Krusha”.

Gjatë takimit u diskutua për rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Fahrije Hotit, e cila përfaqëson një nga shembujt më të fuqishëm të kthimit të dhembjes në forcë. Bashkë me gratë e Krushës, burrat e të cilave u vranë gjatë luftës në Kosovë, ato kanë ndërtuar një histori frymëzuese qëndrese, pune dhe dinjiteti, duke e shndërruar dhimbjen personale dhe kolektive në zhvillim ekonomik dhe shpresë për komunitetin.

Eliza Hoxha theksoi se figura e Fahrije Hotit është dëshmi se drejtësia për çlirimtarët është e pandashme nga dinjiteti njerëzor.

“Historia e Fahrije Hotit është histori e Kosovës që nuk u dorëzua. Është zë i fuqishëm që na kujton pse drejtësia nuk mund të jetë selektive”, tha Hoxha.

Ndërsa Ismail Tasholli u shpreh se “Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’, më 17 shkurt, nuk është protestë kundër drejtësisë, por thirrje për drejtësi të vërtetë.

“Është reagim qytetar kundër padrejtësisë dhe politizimit të saj, në mbrojtje të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të së vërtetës për Kosovën”, tha Tasholli.

Ndërkohë, Fahrije Hoti tha se marshi për drejtësi më 17 shkurt zë i ndërgjegjës për secilin qytetar.

“Çlirimtarët që luftuan për lirinë e popullit të tyre nuk mund të jenë fajtorë. Fajtorë janë ata që lanë dhimbje, varre masive dhe plagë të hapura në Kosovë. Prandaj, më 17 shkurt, marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ është zë i ndërgjegjes sonë dhe thirrje për drejtësi të vërtetë.”

Platforma Liria ka Emër vlerëson lart kontributin e Fahrije Hotit dhe Kooperativës “Krusha” si shembull i gjallë i rezistencës civile, fuqizimit të grave dhe ruajtjes së kujtesës kolektive për krimet e luftës.

Takime të tilla janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të platformës për të ndërtuar ura mes drejtësisë, kujtesës dhe mobilizimit qytetar në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe dinjitetit njerëzor.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika