Prokuroria Themelore e Gjakovës ka nisur një aksion të gjerë në komunën e Malishevës lidhur me dyshimet per manipulimet dhe vjedhjet e votave gjatë zgjedhjeve që u mbajtën më 28 dhjetor.
Këtë për Dukagjinin e konfirmoi edhe Drin Domi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
“Ka të bëj me aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore gjatë numërimit brenda subjekteve politike, për deputetë në komunën e Malishevës – personat janë duke u intervistuar dhe hetim është duke u bërë vetëm në komunën e Malishevës”, tha Domi.
Kujtojmë se të hënën Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të grumbulloj informata lidhur me procesin e numërimit në komunën e Drenasit, kurse në Prizren tashmë janë në paraburgim 23 persona.
Të gjitha prokuroritë do të lëshojnë urdhër hetimi për votat, rinumërimi drejt fundit