Prokuroria diskuton trajtimin e rasteve nga zgjedhjet, kërkohet unifikim i veprimeve hetimore

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive dhe përfaqësues nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ku në fokus të diskutimit ishte trajtimi i rasteve që ndërlidhen me zgjedhjet e parakohshme, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Gjatë takimit u diskutua për veprimet e ndërmarra nga prokurorët e shtetit në rastet që lidhen me procesin zgjedhor, veçanërisht në situatat kur është dyshuar ose konstatuar cenim i integritetit të votës.

Qalaj vlerësoi angazhimin e prokurorëve, duke theksuar se gjatë gjithë procesit zgjedhor, prokuroritë kanë vepruar me vigjilencë dhe profesionalizëm.

“Me këtë rast u.d. Kryeprokurori i Shtetit, z. Agron Qalaj, ka vlerësuar angazhimin e të gjithë prokurorëve, duke theksuar se gjatë procesit zgjedhor, prokuroritë kanë vepruar me vigjilencë dhe profesionalizëm, në përputhje me kompetencat ligjore, me qëllim të garantimit të integritetit të procesit zgjedhor dhe mbrojtjes së vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë”, thuhet në njoftim.

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka informuar të pranishmit për koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet prokurorive dhe Koordinatorës Nacionale.

“Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka informuar të pranishmit për koordinimin ndërmjet prokurorive dhe Koordinatores Nacionale, lidhur me aktivitetet e ndërmarra nga të gjitha prokuroritë themelore në rastet kur është evidentuar ose dyshuar për cenim të procesit zgjedhor, konkretisht në rastet kur është keqpërdorë – falsifikuar vota”, thuhet me tej në njoftim.

Po ashtu, kryeprokurorët e prokurorive themelore kanë paraqitur raportime për veprimet konkrete të ndërmarra në kuadër të hetimeve, duke përfshirë grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante lidhur me dyshimet për manipulim të votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në përmbyllje të takimit, u.d. Kryeprokurori i Shtetit, Agron Qalaj, ka kërkuar unifikimin e veprimeve dhe praktikave hetimore nga të gjitha prokuroritë, me qëllim që rastet që lidhen me keqpërdorimin dhe falsifikimin e votave të trajtohen në mënyrë sa më efikase dhe të njëtrajtshme në nivel vendi.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika