Kërkohen hetime për kontratën afër 1 milionëshe, Prishtina ende në mbeturina

Komuna e Prishtinës nënshkroi kontrata me pesë operatorë ekonomikë për grumbullimin e mbeturinave, por pavarësisht kësaj situata me mbeturinat në disa lagje të kryeqytetit, si Sofalia dhe Ulpiana, mbetet problematike. Organizata INPO ka shprehur shqetësim për mënyrën se si janë dhënë kontratat, duke theksuar se ato janë bërë përmes procedurës së negociuar pa njoftime publike. Ndërkaq, dega e LVV-së në kryeqytet ka paraqitur kallëzim penal ndaj kryetarit, Përparim Rama

5 operatorë ekonomikë kanë marrë kontratën gati 1 milionëshe të Komunës së Prishtinës për grumbullimin e mbeturinave.

Ndonëse kontratat janë dhënë të premten e 23 dhjetorit, gjendja në pjesë të kryeqytetit vazhdon të mbetet e njëjta.

Situatë e rënduar me mbeturina mbetet në lagjen Sofalia e edhe në lagjen “Ulpiana”.

Në kontratën e publikuar në faqen zyrtare të Komunës vihet re që kontratat janë të ndara në pjesë.

Një lot e kanë kompanitë “Selmans” dhe “Mardem Group” ndërsa tjetrin, “Ledi ShPK”, “Rahovica Comerce” dhe “Quality Asphalt”, me vlerë të përgjithme të kontratës 950 mijë euro.

Për organizatën “INPO”, forma se si u dhanë këto kontrata përbën shqetësim.

“Duke mos arritur të bëhet zgjidhje me kontratë të hapur, komuna e Prishtinës ka nënshkruar 4 lote me anë të procedurës së negociuar. Fillimisht në maj të 2025 janë nënshkriar dy lote me kohëzgjatje 6 muaj dhe tash është obliguar prapë ta bëj. Për ne si organizatë Është mjaft shqetëuese kjo dukuri jo veç në Prishtinë ngase nga mosrralizimi i kontratave të hapura, autpritetet kontraktuese po shfrytëzojnë të drejtën për të kontraktuar tendere me procedurë të negociuar pa publikuar kontratë”, ka theksuar Arbër Kabashi – INPO.

Sipas Kabashit, shqetësuese mbetet edhe dallimi nga kontratat e vitit të kaluar që u dhanë në po këtë formë.

Për pakënaqësitë me formën se si u dha kontrata, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar organeve të drejtësisë.

“Përparimi ka bërë dy kontrata dhe ka bërë shkelje ligjore të Kuvendit Komunal ngase i vetmi operatorë me të drejtë pastrimi është KRM “Pastrimi”. Si LVV kemi dërguar kallëxim penal në Policinë e Kosovës. Nuk është veç ky rast prandaj i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë rastin…. Kjo është puro pazar që bën Përparim Rama. Don me fitu personalisht për t’i fryrë xhepat e vet”, ka theksuar Enver Redenica – Asamblist i LVV-së.

Lidhur me çështjen, Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë nuk ka pranuar deklarohet për Dukagjinin me arsyetimin se gjendet në një udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika