Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se pas zgjedhjeve ka pasur kontakte me zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me negociatat për formimin e qeverisë së re, me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti.

I ftuar në Debat Plus, Berisha tha se takimet kanë shërbyer për të sqaruar çështje që, sipas tij, kanë mbetur të paqarta edhe gjatë mandatit të kaluar.

“Unë kam pasur kontakte pas zgjedhjeve me zyrtare të lartë të LVV me emra nuk do të isha lëshuar por me zyrtar të lartë, që kanë ardhur me kërkesë të zotit Kurti. Jemi takuar kemi pirë kafe dhe kemi diskutuar gjëra që ndoshta edhe në mandatin e kaluar kanë qenë të paqarat sepse ndoshta nuk jam kuptuar drejtë”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se përfshirja e komunitetit egjiptian në qeverisje është tejet e rëndësishme, duke rikujtuar se janë dy deputetë që përfaqësojnë këtë komunitet në Kuvend dhe se kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve që përfaqësojnë.

“Nevoja për të qenë në qeverisje e komunitetit egjiptian është jashtëzakonisht e lartë. Me këtë mbështetje presim një qasje produktive për komunitetin tonë”, tha ai.

Berisha shprehu pritjet që në qeverinë e re të ketë ndryshime konkrete për komunitetin egjiptian, duke përmendur si prioritete përmirësimin e arsimit, rritjen e punësimit, luftimin e padrejtësive dhe racizmit.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika