Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq

Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti thirrjen e tij për Iranin që të “arrijë një marrëveshje” për programin e tij bërthamor ose në të kundërtën do të përballet “me sulmin më të keq deri më tani”, më i ashpër sesa sulmet e vitit të kaluar kur sulmet ajrore amerikane dhe izraelite shënjestruan ndërtesat bërthamore iraniane.

Trump ka kërcënuar me sulme ushtarake kundër Iranit pas një shtypjeje brutale ndaj protestave antiqeveritare, për të cilat grupet e të drejtave të njeriut dhe dëshmitarët okularë thonë se lanë mijëra të vrarë.

Shtetet e Bashkuara ditët e fundit kanë dislokuar avionë luftarakë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe atë që Trump e ka quajtur një “flotë” në Lindjen e Mesme, një lëvizje që ka rritur tensionet me Iranin dhe ka shtuar gjasat për veprime ushtarake, sipas ekspertëve.

“Shpresojmë që Irani të vijë shpejt ‘në tryezë’ dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – PA ARMË BËRTHAMORE – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale më 28 janar.

“Koha po mbaron! Siç i thashë Iranit edhe më parë, ARRINI MARRËVESHJE! Ata nuk e bënë, dhe ndodhi Operacioni Çekani i Mesnatës, një shkatërrim i madh i Iranit. Sulmi i radhës do të jetë shumë më i keq!”.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi më 27 janar se një grup aeroplanmbajtësish amerikanë, nën drejtimin e USS Abraham Lincoln, ndodhej në ujërat e Lindjes së Mesme.

Kriza ekonomike

Irani është përfshirë në trazira që nga 28 dhjetori i vitit 2025, kur protestues paqësorë filluan të dilnin në rrugët e Teheranit për të kërkuar nga autoritetet që të ndalonin inflacionin dhe zhvlerësimin e valutës.

Përleshjet u përhapën në të gjithë vendin dhe u shndërruan në një veprim më të gjerë kundër pushtetit, duke nxitur një përgjigje masive dhe vdekjeprurëse nga autoritetet, që shkaktoi zemërim në mbarë botën.

Organizata amerikane për të drejtat e njeriut HRANA, të cilën Radio Evropa e Lirë e ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme në Iran këtë muaj, raporton se numri i viktimave të konfirmuara, duke përfshirë edhe në anën e forcave të sigurisë, është 6.221, ndërsa numri i të vdekurve që janë ende nën hetim është 17.091. Më shumë se 42.000 persona janë arrestuar.

Disa media, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, kanë raportuar se numri i viktimave është shumë më i lartë.

Marrëveshja e dështuar bërthamore

Më 2015, Irani u pajtua për një marrëveshje historike me fuqitë botërore, që synonte parandalimin e zhvillimit të një arme bërthamore nga Republika Islamike në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Por, ai filloi të tërhiqej nga zotimet e tij pasi Trump, gjatë mandatit të tij të parë presidencial, e tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksione ndaj Teheranit.

Irani ndërpreu bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në korrik të vitit 2025, si përgjigje ndaj bombardimeve amerikane dhe izraelite ndaj ndërtesave kyç bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz.

Sanksionet që lidhen me marrëveshjen bërthamore dhe çështje të tjera kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane, gjë që herë pas here ka shkaktuar protesta për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së mallrave dhe furnizimeve me energji.

Protestat e fundit vlerësohen gjerësisht si sfida më e madhe ndaj Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979./RadioEvropaeLirë

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika