Ushtarë shumëkombësh nga Grupi i Përbashkët i Mbështetjes Logjistike (JLSG) dhe Batalioni Rezervë Taktik në kuadër të misionit të KFOR-it, kanë zhvilluar një trajnim për mbështetje të lëvizshmërisë në kampin Novosellë.
Aktiviteti u përqendrua në koordinimin me Njësinë e Mbështetjes Mobile (MSD), si dhe në angazhimin e njësisë K9 për detyra sigurie dhe zbulim të mjeteve shpërthyese, në kushte sa më reale të stërvitjes, njofton Dukagjini.
Sipas KFOR-it, ky trajnim ka forcuar gatishmërinë taktike, ndërveprueshmërinë dhe kohezionin ndërmjet njësive pjesëmarrëse, duke rritur aftësinë e misionit për të vepruar në mënyrë efektive në përputhje me mandatin e tij.