Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori i njohur Fitim Makashi

Këtë të shtunë, në moshën 82-vjeçare, ka ndërruar jetë aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Fitim Makashi, babai i artistit Redon Makashi.

Fitim Makashi ishte një prej figurave të spikatura të teatrit dhe filmit shqiptar. I lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, ai kreu studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe për shumë vite u angazhua në Teatrin Popullor. Në skenë interpretoi dhjetëra role në drama dhe komedi, duke u vlerësuar për seriozitetin, përkushtimin dhe natyrshmërinë e interpretimit.

Në kinematografi, Makashi la gjurmë me role në një sërë filmash të njohur shqiptarë nga fundi i viteve ’60 deri në fillim të viteve ’90. Interpretimet e tij u dalluan për karakter të fortë dhe prani të veçantë artistike, duke e renditur ndër aktorët që kontribuuan në ndërtimin e identitetit të kinemasë shqiptare.

Përveç veprimtarisë si aktor, ai dha kontribut edhe si pedagog, duke ndihmuar në formimin profesional të brezave të rinj të artistëve. Trashëgimia e tij artistike mbetet pjesë e rëndësishme e memories kulturore shqiptare.

Fillimet në film i pati në vitin 1967 me një rol episodik si marinar në filmin “Dueli i heshtur”, për të vijuar më pas me role në filma të tjerë si “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegja” (1972), “Rugicat që kërkonin diell” (1975), “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Nga mesi i errësirës” (1978), “Intendenti” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Tre njerëz me guna” (1985), “Shpella e piratëve” (1991) dhe “Vdekja e kalit” (1992).

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika