Fati i udhëheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës i mblodhi të gjithë delegatët e saj në një cep të Prishtinës.
Pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku paraqiti dorëheqjen e tij.
Ndonëse rendi i ditës mbetej i paqartë nëse LDK do bëhej me udhëheqës të rinj, dy anëtarë të saj e patën të qartë formën se si do shkonte mbledhja e së shtunës.
“Nuk jemi në fazë të kandidaturave të tjera, jemi në fazë të vlerësimit të punës së kryetarit aktual të kërkuar nga vet kryetari aktual. Pra, ai ka kërkuar të vlerësohet vet puna e tij, shofim ç’ka po i ofron vet, pastaj Kuvendi të marrë vendimin e tij”.
“Është kuvend pune. Sot vetëm trajtohet çështja e dorëheqjes së kryetarit aktual, e aprovon apo jo ky kuvend. Në të kundërtën, është proces krejt tjetër gara zgjedhore për të parin e partisë. Çështja e votës është e fshehtë, jam pro votimit të fshehtë dhe nuk e deklaroj votën”, ka thënë Imri Ahmeti – Sekretar i LDK-së.
Gashi e Ahmeti nuk deklaruan qëndrimet e tyre ndaj mandatit të Abdixhikut. Por të tjerë nuk u kursyen.
“Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të parties”, ka thënë Driton Selmanaj – Anëtar i LDK-së.
Kundër dorëheqjes së Lumir Abdixhikut u shpreh anëtari, Berat Rukiqi i cili tha se dorëheqja e tij nuk ofronte stabilitet për subjektin.