Rriten thirrjet në Iran për hetim të pavarur mbi viktimat e protestave

Në Iran po shtohen thirrjet për një hetim të pavarur lidhur me numrin e personave të vrarë gjatë protestave të fundit. Këto reagime vijnë pasi qeveria njoftoi se do të mbikëqyrë publikimin e emrave të viktimave.

Qeveria iraniane ka deklaruar se ky hap synon të kundërshtojë akuzat për krime kundër njerëzimit dhe pretendimet se numri i të vrarëve mund të jetë shumë më i lartë. Sipas shifrave zyrtare të Fondacionit të Dëshmorëve, gjatë protestave kanë humbur jetën 3 mijë e 117 persona, përfshirë edhe anëtarë të forcave të sigurisë.

Megjithatë, figura reformiste në Iran shprehin dyshime për transparencën e këtij procesi. Ata thonë se nisma e qeverisë nuk do ta sqarojë plotësisht numrin real të viktimave. Profesori i së drejtës Mohsen Borhani e vlerësoi hapin si pozitiv, por theksoi se në protestat e kaluara ka munguar informacioni i saktë për të vrarët dhe të plagosurit.

Borhani sugjeroi krijimin e një faqeje online ku të publikohen emrat e viktimave, duke u dhënë mundësi qytetarëve të raportojnë raste edhe në mënyrë anonime, ndërsa institucionet do të verifikonin të dhënat.

Një problem i madh mbetet frika e familjeve për të folur publikisht, pasi ato rrezikojnë presion ose hakmarrje. Në shenjë mosbesimi ndaj shifrave zyrtare, sindikata e mësuesve në Teheran ka deklaruar se protestat përfaqësojnë një nga periudhat më të përgjakshme të represionit në historinë e vendit.

Analisti reformist Ahmad Zeidabadi tha se mungesa e besimit mes shtetit dhe qytetarëve është aq e thellë, sa shumë njerëz nuk i pranojnë më të dhënat zyrtare. Ai propozoi që hetimi t’i besohet një ekipi të pavarur nga Kombet e Bashkuara.

Edhe disa grupe reformiste kanë kërkuar krijimin e një komisioni të pavarur për të hetuar ngjarjet dhe për të publikuar një raport të qartë për opinionin publik. Ndërkohë, ish-presidenti Hassan Rouhani deklaroi se protestat tregojnë nevojën për reforma të mëdha politike dhe shoqërore në vend.

Forcat e sigurisë vazhdojnë operacionet në mbarë Iranin, ndërsa numri i të ndaluarve besohet të jetë dhjetëra mijëra. Nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e fëmijëve të ndaluar, ndërsa dënimet e para me burg tashmë kanë nisur të jepen.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika