Osmani: Guximi i Elfete dhe Mentor Humollit na frymëzon përjetësisht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol të guximit dhe dashurisë për atdheun.

Osmani vizitoi familjen Humolli në Lupç të Poshtëm, ku vendosi kurorë lulesh dhe nderoi kujtimin e vëllait të saj, Mentorit, i cili ra dëshmor në betejën e Koshare në mars 1999, njofton Dukagjini.

“Në moshën vetëm 16 vjeçare, Elfete Humolli u ngrit kundër shtypjes dhe dhunës së regjimit kriminal serb, duke na treguar se guximi dhe dashuria për atdheun nuk kanë çmim. Në përvjetorin e vrasjes së saj, vizituam familjen Humolli në Lupç të Poshtëm, vendosëm kurorë lulesh dhe nderuam kujtimin e vëllait, Mentorit, i cili ra dëshmor në Koshare në mars 1999. Motra dhe vëllai u bashkuan në të njëjtën kauzë të shenjtë për lirinë e vendit”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika