Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke kërkuar kujdes të shtuar gjatë ngasjes për shkak të kushteve të ndryshuara atmosferike dhe reshjeve të shiut.
Sipas njoftimit, policia kërkon nga shoferët që të: përshtatin shpejtësinë sipas gjendjes së rrugës dhe kushteve atmosferike, të mbajnë distancën e nevojshme mes mjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagështa për të parandaluar rrëshqitjet, njofton Dukagjini.
Policia thekson se reshjet e shiut krijojnë vështirësi në qarkullim dhe rrisin rrezikun e aksidenteve, prandaj kujdesi i shtuar është i domosdoshëm për sigurinë e të gjithëve.
Shoferët këshillohen të respektojnë distancën e sigurisë, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të ngadalësojnë në zona të lagështa.