Alcaraz shkruan histori në Australian Open, ndal Djokovicin drejt titullit të 25-të

Carlos Alcaraz ka fituar një finale dramatike në Australian Open, duke u bërë tenisti më i ri në histori që kompleton Career Grand Slam, ndërsa i dha fund përpjekjes së Novak Djokovicit për ta fituar titullin e 25-të të madh në karrierë.

22-vjeçari spanjoll u rrëzua në fushë nga emocioni pas fitores 2-6, 6-2, 6-3, 7-5 në Melburn. Menjëherë pas ndeshjes, Djokovic tregoi sportivitet të madh duke kaluar rrjetën për ta përgëzuar Alcarazin për këtë arritje historike.

Pavarësisht humbjes, serbi 38-vjeçar la të hapur mundësinë se kjo mund të ketë qenë paraqitja e tij e fundit në Australian Open.

“Nuk e kam menduar se do të qëndroja sërish në ceremoninë përmbyllëse të një Grand Slami,” tha Djokovic para publikut. “Askush nuk e di çfarë sjell e nesërmja, e lëre më gjashtë apo dymbëdhjetë muajt e ardhshëm, por ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm.”

Djokovic e nisi ndeshjen më mirë, duke dominuar setin e parë falë përvojës së tij, por Alcaraz gjeti ritmin nga baza e fushës dhe gradualisht mori kontrollin e finales.

Me këtë fitore, Alcaraz ka tashmë shtatë tituj Grand Slam dhe bëhet vetëm tenisti i nëntë në histori që fiton të katër turnetë e mëdhenj: Australian Open, Roland Garros, Wimbledon dhe US Open. Ai është i pari që e arrin këtë që nga Djokovic në vitin 2016.

Triumfi i Alcarazit do të thotë se Djokovic mbetet ende i barabartë me legjenden australiane Margaret Court me nga 24 tituj Grand Slam në konkurrencën individuale. Court ishte e pranishme në Rod Laver Arena për ta ndjekur finalen.

Në dy sezonet e fundit, Alcaraz dhe italiani Jannik Sinner janë shndërruar në forcat dominuese të tenisit botëror, duke fituar së bashku nëntë titujt e fundit Grand Slam. Fitorja e parë e Alcarazit në Melburn vetëm sa e forcon këtë dominim.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika