Mot i vranët dhe ngrica, temperaturat deri në -5°C

Moti gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të jetë i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me riga shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Këtë të hënë parashihet mot i vranët, me riga të dobëta shiu dhe fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -1 deri në 2 gradë.

Të martën moti do të jetë i vranët, me intervale me diell. Në orët e mëngjesit priten ngrica, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius.

Të mërkurën parashihet mot kryesisht i vranët, me mjegull në orët e para të ditës. Temperaturat maksimale do të shënojnë rritje, duke arritur deri në 11 gradë Celsius.

Edhe të enjten dhe të premten moti do të jetë i vranët, me riga shiu në disa zona të vendit.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika