Vërshimet e janarit nuk e zbehën vullnetin e gastronomëve për të punuar

Kapitalin të cilin shumë biznese në rajonin e Klinës, posaçërisht ato të gastronomisë e grumbulluan ndër vite me mund e përkushtim, në shumë vende u dëmtua, e diku diku rrezikon që të mos jetë i përdorshëm për shkak të vërshimeve të ujit, gjatë janarit të këtij viti. Gjersa pritet të marr kohën e saj, periudha e ndihmës nga dora e shtetit, ata nuk kanë qëndruar duarkryq, duke blerë pajisje të reja e duke funksionuar me vetëm gjysmën e kuzhinës, duke i dhënë vetes e punëtorëve shpresë për ditë më të mira

Fillimi i janarit, për shumë biznese të Klinës, përpos motin e ftohtë e me pak qarkullim, solli sfida të cilat do të qëndrojnë gjatë si barrë e rëndë financiare, për disa e pakalueshme.

Restoranti “Ujëvara e Mirushës” në Klinë, në fillim të rrugës që të çon për në Gjakovë, është në mesin e këtyre bizneseve.

“Vlera, më së pari tek këto kubzat na janë bërë dëme, tani janë brenda xhama  friza, kuzhinë, të gjitha ka shumë dëme, po ka shumë qe edhe është një shumë e madhe, diku rreth 37 mijë euro është…”, ka deklaruar Ylber Berisha – Menaxher i Restorantit.

Vrulli i ujit që vërshoi një pjesë të madhe të Klinës gjatë javës së parë të janarit, e bëri jo funksional shumicën e restorantit.

“Vetëm vijshëm e vizitojshëm e kqyrshim ujin, dëmet janë bë i shihnin të gjitha, qyre këtu i ka prish me pisha me të gjitha krejt, lojnat atje lartë, po nuk po kemi çka me bo…. u detyrum me ja nis me punu diqysh me forcat tona si thonë, po hala nuk jemi ra në veti ende, dëmi është shumë i madh”, ka theksuar Ylber Berisha – Menaxher i Restorantit.

Pas fiks 17 ditësh punëtorët u rikthyen në punë, në biznesin që përkundër vështirësive duhej të mbante edhe barrën e dëmeve e sigurisht edhe obligimet e pagave përkundër se nuk kishte punuar gati tri javë.

“Për paga është problem se ti ke me ja dhënë punëtorit pagën në fund të muajit, kështu ashtu punoi e nuk punoi, tash për me e mbajtë punëtorin apo kupton… pas 17 ditëve e rregullum u munduam pak me qit si në terezi me ja nis me punu po nuk ka ra tamon në terezi…Po kemi vullnet ne apet me punu se jemi hotelier që moti kohë punojmë, e për qata duhet me ja nis apet me punu qysh të mundemi por jemi mundu me qu në një nivel pak më mirë se ka pasur lloq e tonat krejt”, ka deklaruar Berisha.

Përkundër vështirësive vullneti për punë nuk mungon, ndonëse gastronomia ndodhet në sezonin më të vështirë meqenëse gjatë dimrit sikurse në çdo restorant ka më pak frekuentim të klientëve.

Vlera e dëmeve bashkë me fotografitë që i dëshmojnë të bëmat e vërshimeve janë dokumentuar dhe adresuar në komisionet përkatëse, prandaj sikurse shumë biznese, edhe këtu presin ndihmën e shtetit.

“Në kuzhinë ja kemi nisur dje më datë 25, por gjysën e kemi bërë, gjysën i kemi hjek se i ka qu uji me kanalizim me krejt, tani i kemi qitë pllakat e reja, gjysmën e kemi funksionale për momentin, po tash duhet me u mundu me kompletu disi… me vështirësi është se nuk i ka senet hala në terezi qysh janë kanë, se vërshimet bëjnë dëme…”, ka theksuar Berisha.

Fillimi nuk ishte i lehtë, puna ishte ndërprerë për gati tri javë, dhe për të e rinisur duheshin investime shtesë.

“Pajisjet i kemi ble të gjitha me forcat tona, dëmet i kemi dhënë me fotografi me video i kemi qu në ministri tash… besoj që ka me ec mirë mirëpo për momentin i kemi senet jashtë, oborrin e kemi shumë keq e patë edhe vetë po besoj që ja dalëm, nëse na ndihmon edhe ministria”, ka thënë Berisha.

Menaxheri i restorantit thotë se nuk e kanë ndër mend të dorëzohen pa marr parasysh vështirësive, dhe këtë porosi e përcjellë tek të gjitha bizneset e dëmtuara, sidomos ato lokale të gastronomisë të cilat janë dëmtuar rëndë, pa përjashtim.

 

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika