Osmani ngushëllon Erdoganin pas vdekjes së 16 personave në aksidente trafiku në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime homologut turk, Rexhep Taip Erdogan pas vdekjes së 16 personave në dy aksidente komunikacioni.

Osmani ka thënë se Kosova qëndron me popullin turk në këto momente, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Ngushëllimet tona të sinqerta për Presidentin Erdogan dhe familjeve të viktimave të aksidentit tragjik të trafikut në Turqi. Ne qëndrojmë me popullin turk në këto momente të vështira dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Osmani në X.

Dy aksidente të rënda trafiku kanë ndodhur këtë të diel në Turqi, duke lënë pas 16 të vdekur dhe 22 të lënduar.

Një autobus me 34 pasagjerë u përmbys në provincën e Antalya-s, në një kthesë të rrugës së aksessit pranë autostradës në periferi të qytetit, duke rënë poshtë një kodre.

Tetë pasagjerë vdiqën menjëherë në vendngjarje, ndërsa shoferi humbi jetën më pas në spital.

Sipas raportimit të guvernatorit të provincës Antalya, Hulusi Sahin, 22 pasagjerë mbetën të lënduar, shtatë prej tyre në gjendje serioze.

Në provincën e Burdurit, shtatë persona humbën jetën pas përplasjes së dy makinave.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika