Jahjaga mohon çdo lidhje me Jeffrey Epstein: Tërësisht të pavërteta raportimet

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas raportimeve mediatike që përmendin emrin e saj në lidhje me dosjet e Jeffrey Epstein.

Jahjaga i ka quajtur këto raportime “tërësisht të pabaza dhe të pavërteta”.

Në një reagim në Facebook, ajo thekson se gjatë mandatit të saj nuk ka pasur asnjë njohje, takim apo kontakt me Epstein.

Përmendja e emrit të saj lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike mes palëve të treta, e cila sipas saj nuk dëshmon ndonjë takim apo lidhje personale.

“Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.  Në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj. Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet. Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika