Trump kërcënon me padi komedianin Trevor Noah për shakanë mbi Epsteinin në Grammys

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar sërish me padi, këtë herë ndaj komedianit Trevor Noah, pas një shaka të bërë nga ai gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy.

Noah, i cili ka qenë moderator i “The Daily Show” në Comedy Central për shtatë vjet, tha në skenë se “ky do të jetë viti im i fundit si moderator… Çmimi ‘Kënga e Vitit’ është një Grammy që çdo artist dëshiron, pothuajse po aq sa Trump dëshiron Grenlandën, gjë që ka kuptim sepse ishulli i Epsteinit është zhdukur, ai ka nevojë për një të ri ku të takohet me Bill Clinton”.

Si përgjigje, Trump e quajti Noah “të humbur totalisht” dhe shkroi “Do t’ju dërgoj avokatët e mi për ta paditur këtë M.C. të mjerueshëm, të pavlerë dhe pa talent, dhe do ta padisim për shumë gjëra”.

Në postimin e tij në Truth Social, Trump shtoi “Noah tha gabimisht se Donald Trump dhe Bill Clinton kanë shkuar në ishullin e Epsteinit. E GABUAR!!! Unë nuk kam qenë asnjëherë atje, dhe deri mbrëmjen e sotme nuk jam akuzuar kurrë për këtë, as nga mediat e rreme. Noah, të paktën përgatitu dhe korrigjo shpejt faktet”.

Trump ka qenë i njohur vitet e fundit për paditë ndaj mediave të mëdha, duke përfshirë BBC, New York Times, Associated Press dhe Wall Street Journal, raporton The Guardian.

Vitin e kaluar, kompania mediatike Paramount, që zotëron CBS, pagoi Trump 16 milionë dollarë për të zgjidhur një padi lidhur me një intervistë të CBS me ish-nënpresidenten Kamala Harris.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika