Zelensky thotë se nuk ka sulme të reja ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi të hënën se Rusia nuk ka kryer asnjë sulm me raketa ose dron ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit.

Megjithatë, disa objekte energjetike në zonat e frontit kanë pësuar dëmtime nga zjarrvëniet.

Zelensky theksoi se kjo tregon kufizimet e armëpushimit të përkohshëm në sektorin energjetik, të cilin Rusia e pranoi javën e kaluar pas kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai shtoi se ekipet e riparimit kishin arritur të rikthenin objektet energjetike që ishin dëmtuar nga defektet në linjat e tensionit të lartë gjatë fundjavës, si dhe nga sulmet e shpeshta ruse.

“Energjia po funksionon në mënyrë të qëndrueshme. Megjithatë, duke pasur parasysh motin ekstremisht të ftohtë dhe ndikimin e sulmeve ruse, të gjitha sfidat mbeten serioze,” shkroi Zelensky në Telegram.

Ai theksoi gjithashtu se forcat ruse po përqendrohen kryesisht në sulme ndaj infrastrukturës së transportit, veçanërisht hekurudhave.

Javën e kaluar, Rusia dhe Ukraina njoftuan ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, por nuk u pajtuan për kohëzgjatjen e armëpushimit. Kremlini tha se Trump kishte kërkuar personalisht nga presidenti rus Vladimir Putin që të mos sulmonte Kievin deri më 1 shkurt.

Zelensky tha se armëpushimi duhej të zgjasë një javë, duke nisur nga 30 janari, raporton Reuters.

Megjithatë, sulmet nuk kanë pushuar krejtësisht: një sulm me dron rus të dielën vrau 12 minatorë në një minierë qymyri në rajonin Dnipropetrovsk. Kompania DTEK njoftoi të hënën se një nga minierat e saj në këtë rajon ishte sulmuar për herë të dytë brenda 24 orëve.

Autoritetet rajonale raportuan gjithashtu se një sulm rus në rajonin e Donetskut vrau një baba dhe një djalë, duke plagosur dy fëmijë dhe nënën e tyre.

Ndërkohë, Ukraina dhe Rusia po përgatiten për bisedime në Abu Dhabi këtë javë për të diskutuar mënyrat e përfundimit të luftës, të cilat pritet të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika