Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Sami Istrefi dhe prokurori special Naim Abazi kanë nisur një vizitë zyrtare në Washington, me ftesë të institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë qëndrimit në SHBA, ata do të marrin pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit (National Prayer Breakfast) dhe do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë amerikanë.
Në këto takime pritet të diskutohen mundësitë për forcimin e bashkëpunimit profesional dhe avancimin e partneriteteve ndërshtetërore, me fokus në rritjen e efikasitetit dhe sundimin e ligjit në Kosovë.