Akuza për spiunazh, Britania e Madhe dëbon diplomatin rus

Britania e Madhe ka njoftuar të hënën se ka dëbuar një diplomat rus. Dëbimi erdhi pasi Britania thirri ambasadorin e rus në atë që e quajti një veprim reciprok pasi Moska muajin e kaluar dëboi një diplomat britanik, duke e akuzuar atë si spiun të padeklaruar.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Britanike tha se akuzat e Rusisë ishin të pabaza dhe dëbimi ishte i paprovokuar dhe i pajustifikuar.

“Duke thirrur ambasadorin rus, një zyrtar i lartë i FCDO-së e bëri të qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të tolerojë frikësimin e stafit të Ambasadës Britanike dhe për këtë arsye ne po ndërmarrim veprime reciproke sot, duke ia revokuar akreditimin një diplomati rus”, tha zëdhënësi.

Mes luftës në Ukrainë, Rusia dhe Perëndimi kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për zhvillimin e fushatave të spiunazhit me një intensitet të paparë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ndërsa diplomatët perëndimorë në Moskë thonë se ata janë subjekt i mbikëqyrjes dhe ngacmimit ndërhyrës.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika