Për të dytën herë, Muhamet Alidemaj i akuzuar për krime lufte në Izbicë, erdhi në Gjykatë për të dëgjuar vendimin final për akuzat që rëndojnë për të.
Për dallim prej herës së parë, kur në korrik të 2024 Themelorja e dënoi me 15 vjet burgim, këtë herë trupi gjykues ia uli dënimin për 2 vjet.
“Ndaj të akuzuarit me shënimet personale si në shkresat e lëndës është fajtor se ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile… të akuzuarin Muhamet Alidemaj e shpall fajtor edhe e gjykon me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 13 vjetëve, të cilën do i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 31.03.2021 e tutje”, ka thënë Vesel Ismaili- Kryetar i trupit gjykues.
Aktgjykimin prej 15 vitesh dënim Apeli e kishte anuluar, për shkak se nuk ishte arsyetuar siç duhet, duke e kthyer rastin në rigjykim.
Por as me këtë vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nuk po pajtohen familjarët e viktimave.
“Në fund të fundit 15 vjet ish dashtë me ja lan e jo me ja ul në 13 vite se e dina cka është bërë në Izbicë, cfarë placke u bë e dina vrasjet e dina djegiet jon djeg dy të paralizuar në kolic të traktorit, 137 janë të masakruar herën e parë edhe herën e dytë janë ka 12 – 13 të vrarë kjo është tmerruese mirëpo sot mas 27 vite sa u bë mas lufte, gjërat harrohen dëshmitarët vdesin janë këto të lëna pas dore…Është pak nuk janë kanë shtazë ata, 137 njerëz mu vra, njerëz janë kanë nëna e dikujt, motra dikujt baba dikujt, njerëz jo shtazë 137”, ka thënë Islam Doni – Familjar.
Rrahjen që ia bëri gruas së tij, e pa edhe Adem Osmani, i cili thotë se përballja me të në gjykatë nuk ishte aspak e lehtë.
“Aspak i mirë, kemi prit që dënohet pak më shumë jo me ju zbrit, por kur gjykata të merr vendim skemi qka me bë, ky ska lënë gja pa bërë e me ju pre 13 vjet sot shumë keq për gjykatën, kemi mu anku apet që me u dënu më shumë, se ky ka pre ka vra tana ska lënë sen në Izbicë pa bërë. Sa herë jam ardh ma shtir se më ka ardh me pa këta këtu nuk ka më vështirë se me pa hasmin me sy e nuk ki cka i bënë”, ka thënë Adem Osmani – Familjar.
Islami, ishte personi që e kishte denoncuar në polici Alidemajn, me të kuptuar se ai ishte kthyer në Kosovë.
“S’ësht dal mem vet kërkush kurr e kam parë që u ardh në Kërrinën e kam pa cka ka bërë në Izbicë edhe e kam lajmëru unë jam ai njeri që e kam lajmëru në polici edhe e kam shti në burg jo policia… ky është ardh dimër u kanë kur u ardh edhe e kam lajmëru në Istog në Polici. E kena pa por e kanë publiku familjarët e tij në facebook mirë se na erdhe pas 22 vjete në Kosovë, ta merrke menja se ka ardh prej Londre a Ëashingtoni a u dihke se ka ardh prej Serbie e cka ka bërë krime lufte në Kosovë”, ka thënë Islam Doni – Familjar.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë speciale, Muhamet Alidemajt kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e masakrimin e 130 civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999.
