“Sheh-imami” nga Kosova dënohet në Zvicër për mashtrime dhe keqpërdorime financiare

Një shtetas 57-vjeçar nga Kosova, i njohur si “sheh-imam”, është dënuar nga një gjykatë zvicerane me 3 vite e 6 muaj burg dhe ndalim hyrjeje në Zvicër për 3 vjet, nën akuzat për mashtrime sistematike dhe keqpërdorime financiare, raportoi gazeta zvicerane Tages Anzeiger.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Dietikonit, afër Cyrihut, i dënuari kishte krijuar një skemë mashtrimi që shkaktoi dëm prej rreth 1,5 milion frangash zvicerane.

Ai dyshohet se kishte përfshirë edhe familjen e tij 6-anëtarëshe dhe dy ndihmës të tjerë.

Hetimet nisën pas një bastisjeje në një vilë luksoze pranë Cyrihut, ku shehu paguante qira mujore prej 24 mijë frangash. Gjatë bastisjes u konfiskuan dokumente dhe pajisje elektronike, dhe u zbulua një rrjet kompanish fiktive që shërbenin për pasurim të paligjshëm.

Sipas prokurorisë, ai prezantohej si sipërmarrës i pasurive të paluajtshme, duke mashtruar bankat dhe shtetin zviceran me bilance të falsifikuara. Ai përfitoi mbi 500 mijë franga nga kreditë emergjente për Covid-19.

Pavarësisht se para autoriteteve deklarohej i varfër, familja e tij zotëronte rreth 120 makina luksoze, përfshirë modele Porsche, Mercedes dhe Hummer. Ai gjithashtu shpenzoi rreth 100 mijë franga për tre targa speciale që shiten në ankand.

Procesi gjyqësor zgjati gjashtë ditë. Prokuroria kishte kërkuar ndalim hyrjeje 15-vjeçar, por gjykata vendosi tre vite.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika