Diplomati sllovak Miroslav Lajçak ka dhëmë një intervistë për Radio Slovensko pasi emri i tij u përmend në dosjet e fundit të Jeffrey Epstein dhe dha dorëheqjen nga pozita e këshilltarit të kryeministrit Robert Fico një ditë më pas.
Lajçak, i cili deri më tani kishte shmangur kontaktin me mediat dhe kishte dalë vetëm me deklarata të shkruara, tha në intervistë se nuk i kujton mesazhet e përfshira në dosje që lidhen me vajza.
“Nuk mund t’i konfirmoj, por as nuk mund t’i mohoj,” tha ai.
Ai pranoi se pas leximit të tyre përsëri, ndihej “si një idiot”, por shtoi se kjo nuk e çlironte nga përgjegjësia.
“Kam treguar gjykim të dobët dhe komunikim të papërshtatshëm. Këto mesazhe nuk ishin më shumë se kënaqësi e kotë mashkullore – biseda të mbushura me ego,” tha Lajçak.
Diplomati sllovak tha se kishte takuar për herë të parë Epstein-in në Nju Jork në vitin 2017, pasi ishte emëruar për një post njëvjeçar në Kombet e Bashkuara, dhe ishte prezantuar nga një diplomat i lartë i huaj.
Lajçam tha se Epstein ishte person i njohur dhe takonte shumë figura politike dhe biznesi nga SHBA dhe jashtë saj, dhe ai nuk pa problem të takohej me të për shkak të punës së tij.
Ai shtoi se më pas u bë i vetëdijshëm për dënimin e Epstein-it në vitin 2008 për një krim seksual, por vërejtjet e shumë figurave të influencës që vazhduan të lidhnin me të, e bënë të mendonte se nuk kishte problem të bënte të njëjtën.
“Marrëdhënia ime me të ishte për fjalë, jo për vepra. Sot po paguaj çmimin për komunikimin dhe njohjen e tij,” tha Lajčák, duke dënuar krimet që dolën në dritë pas arrestimit të Epstein-it në 2019.
Ai pranoi se kishte vizituar apartamentin e Epstein-it, por tha se aty ishin edhe figura të tjera biznesi dhe politike, dhe se “nuk kishte vajza”.
“Kjo pjesë e jetës së Epstein-it ishte jashtë kompetencës sime. Ai nuk foli për këtë dhe unë nuk pyeta,” shtoi ai.
Lajçak mohoi gjithashtu se ish-strategu kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, kishte takuar Robert Fico-n, pavarësisht mesazheve të publikuara që sugjeronin një mundësi takimi. Kryeministri sllovak nuk ka konfirmuar nëse një takim i tillë ka ndodhur.
Në intervistë, Lajçak komentoi edhe figurat që dikur i kishte si modele profesionale.
“Nuk e dua Lavrov-in,” tha ai, duke shpjeguar se kishte ndryshuar opinionin pas agresionit rus në Ukrainë.