“Dialogu mbetet i pa ndikuar”, BE pyetet nëse Lajçak ishte nën ndikim të huaj gjatë mandatit si emisar special

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anita Hipper, është pyetur nga mediat nëse Miroslav Lajçak ka qenë i komprometuar ose nën ndikim të huaj gjatë punës si përfaqësues Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi duke e lidhur me zhvillimet e fundit, pra përmendjen e tij në dosjen famëkeqe Epstein.

Ajo ka deklaruar se “dialogu mbetet i pa ndikuar nga këto zhvillime”, dhe se çështjet që lidhen me rrezikun e sigurisë ose kërcënimet janë përgjegjësi e autoriteteve kombëtare.

“Në lidhje me Lajçakun speficikisht, ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si këshilltar për siguri kombëtare i kryeministrit sllovak, gjithashtu shërbimet e tij bien në kompetencë të mandatit të kaluar dhe detyra e tij si Përfaqësues Special përfundoi vitin e kaluar dhe nuk i është vazhduar mandati. Kur bëhet fjalë rrezik sigurie ose kërcënime, këto janë gjithashtu përgjegjësi e autoriteteve kombëtare për t’u trajtuar sepse ato janë përgjegjëse për këtë”, ka deklaruar Hipper.

“Kur bëhet fjalë për dialogun, mbetet i pa ndikuar nga këto zhvillime. Dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga 2011, që është në dorë të palëve dhe udhëhiqet nga Përfaqësuesja e Lartë ( e BE-së ) dhe në vazhdimësi i mbikëqyrur nga vendet anëtare”, ka thënë tutje ajo pasi u pyet konkretisht nëse Lajçak ishte nën ndikim të huaj gjatë aktiviteteve të tij si përfaqësues Special i BE-së.

Përveç shkëmbimit të mesazheve me Jeffrey Epstein që lidhen me femrat, për të cilat Lajçak së pari tha se “nuk ka pasur kurrë shkëmbime ku përmenden femrat” dhe më pas u pendua duke e cilësuar përfshirjen e tij si “naivitet i shtyrë nga egoizmi mashkullor”, ish-emisari i dialogut është përfshirë edhe në biseda ku ofrohet për të organizuar takime me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov.

Në një nga mesazhet, Lajçak është shprehur,“Unë e dua Lavrovin”.

“Ndihem si idiot”, thotë Lajçak për mesazhet me Epsteinin

Shija e redaktorit

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Të fundit nga rubrika