Gurakuç Kuçi nga Instituti “Octopus” ka kritikuar propagandën serbe, duke thënë se Serbia po përdor ngjarje globale për ta sulmuar dhe relativizuar shtetësinë e Kosovës.
Sipas tij, krahasimet e Kosovës me vende si Grenlanda, Somalilandi dhe Venezuela tregojnë mohim të fakteve dhe manipulim të qëllimshëm të realitetit, pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që e ka konfirmuar të drejtën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kuçi ka theksuar se propaganda serbe po shfaq shenja të rrezikshme të revizionizmit dhe deluzionit politik, duke përfshirë edhe video propagandistike ku, sipas tij, “bota paraqitet si e paditur, ndërsa serbët si të vetmit të ditur”.
“Në serbi sigurisht në masë ka akoma njerëz që ruajnë arsyeshmërinë dhe nuk janë pre e propagandës, por nëse nuk e shpëtoni shpejt Serbinë nga kjo ngulfatje do fundoseni edhe ju me të. Andaj shpëtojeni Serbinë nga vetvetja”, ka shkruar Kuçi në Facebook.