Prokuroria në Gjilan: Intervistimet lidhen me votat për kandidatë në Viti, ku pati më tepër ndryshim rezultati

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se intervistimi i të dyshuarve lidhur me dyshimet për manipulim të votave ka nisur nga Komuna e Vitisë, pasi aty janë vërejtur ndryshime më të mëdha në rezultatet e rinumëruara.

Në një komunikatë për media, Prokuroria sqaron se më 20 janar 2026 kishte autorizuar Policinë e Kosovës për të evidentuar çdo keqpërdorim të votave gjatë procesit zgjedhor, duke përfshirë falsifikimin ose ndryshimin e rezultateve, qoftë në favor apo në dëm të kandidatëve ose subjekteve politike.

Provave konkrete u janë bashkangjitur të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat u pranuan më 2 shkurt 2026.

Intervistimet e të dyshuarve filluan sot më 3 shkurt, fillimisht në Viti, dhe po vazhdojnë në komunat e tjera.

“Me datë 03.02.2026 kemi autorizuar policinë për intervistimin e të dyshuarve, fillimisht në Komunën e Vitisë, me që në këtë komunë ka pasur më tepër ndryshim në rezultat sipas rinumërimit, në krahasim me komunën e Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës, Ranillugut, Parteshit, për të cilat intervistimet e të dyshuarve janë duke vazhduar akoma”, thuhet në njoftim.

Prokuroria thekson se në territorin e saj nuk është vërejtur ndonjë ndryshim i theksuar midis rezultateve fillestare dhe rezultateve pas rinumërimit, vetëm një kandidat ka pësuar një ndryshim prej -145 votash, ndërsa të tjerët kanë ndryshime më të vogla.

“Ju njoftojmë se në territorin, kompetencë e së cilës është Prokuroria Themelore në Gjilan, nuk është ndonjë dallim i theksuar nga rezultati i publikuar më parë në krahasim me rezultatin pas rinumërimit të votave (vlen të theksohet se vetëm një kandidat rezulton me -145 vota pas rinumërimit dhe të gjithë të tjerët janë nën këtë shifër) siç ka rezultuar në komunat e tjera të Republikës së Kosovës, andaj Prokuroria Themelore në Gjilan do të vazhdojë me hetime në procedurë të rregullt, deri në intervistimin e të gjithë të dyshuarve në gjitha komunat, përveç nëse paraqitet ndonjë rrethanë tjetër”, thuhet në njoftim.

Prokuroria siguron se do të vazhdojë hetimet në procedurë të rregullt deri në intervistimin e të gjithë të dyshuarve, përveç nëse shfaqet ndonjë rrethanë e re.

Dyshimet për manipulim të votave në Viti, vazhdon intervistimi i personave të dyshimtë

Shija e redaktorit

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Të fundit nga rubrika