LDK-ja del nga koalicioni qeverisës në komunën e Mitrovicës

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka dalë nga koalicioni qeverisës në këtë komunë.

Në njoftimin e bërë publik nga kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, thuhet se ky vendim u mor për shkak të mosrespketimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare, njofton Dukagjini.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Mitrovicë njofton opinionin publik se, për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së, ka marrë vendim për dalje nga koalicioni qeverisës. Emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga Kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë. Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as Degën e saj në Mitrovicë. Ky vendim është obligativ për të gjithë anëtarët e LDK-së në Mitrovicë, përfshirë edhe delegatët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, thuhet në deklaratën e degës së LDK-së Mitrovicë.

Të fundit nga rubrika