Mashtrim, vjedhje identiteti e shpërlarje e parave: Arrestohen tre persona për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit me inicialet F.M., V.M. dhe A.D. janë duke u hetuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrja në sistemet kompjuterike”.

Hetimet, të cilat po zhvillohen në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë zbuluar se të dyshuarit, që nga viti 2021 e në vazhdimësi, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se janë paraqitur rrejshëm si punonjës bankash për të mashtruar qytetarë dhe për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas Prokurorisë, skema kriminale përfshin prezantim të rremë, vjedhje të identitetit dhe kredencialeve bankare, si dhe aktivitete të shpëlarjes së parave, me qëllim përfitimi të drejtpërdrejtë financiar.

“Prishtinë, 04 shkurt 2026 -Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për krim të organizuar.

Të dyshuarit F.M., V.M. dhe A.D. po hetohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrjen në sistemet kompjuterike”, sipas nenit 327, paragrafi 2 të KPRK-së.

Sipas hetimeve që janë duke u zhvilluar ne koordinim me Policinë e Kosovës në këtë rast i cili ka edhe element ndërkombëtar, të pandehurit dyshohet se nga viti 2021 e tutje, në bashkëkryerje me persona të tjerë, janë paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash.

Dyshimet përfshijnë veprat penale të mashtrimit, prezantimit të rremë, vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve, si dhe shpëlarjes së parave, me qëllim përfitimi të drejtpërdrejtë financiar.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë telefona, laptopë dhe para të gatshme në vlerë prej 11.756 euro”, thuhet në njoftim.

Të fundit nga rubrika