Vendoset pllakë përkujtimore për viktimat e “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë

Sot është vendosur një pllakë përkujtimore e viktimave të natës së tmerrit që ndodhi 26 vjet më parë mes 3 dhe 4 shkurtit të 2000.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka thënë se kjo u bë me qëllimin që duhet të mos harrohet sakrifica dhe gjaku i derdhur i shqiptarëve edhe pas çlirimit të Kosovës dhe prezencës së KFOR-it në Kosovë.

“Bashkë me deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ekzekutivin e Komunës së Mitrovicës, në kujtim dhe nderim të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku janë vrarë 10 qytetarë shqiptarë, janë plagosur 25 dhe janë dëbuar rreth 12 mijë qytetarë shqiptarë të pjesës veriore nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pasuesve të tij. Ne e pamë të rrugës që në kujtim të tyre të shpalosim këtë pllakë, për shkak se duhet të jetë e paharruar sakrifica dhe gjaku i derdhur i qytetarëve shqiptarë edhe pas çlirimit të Kosovës dhe prezencës së KFOR-it në Kosovë. Ata u vranë, civilë të pafajshëm, dhe fatkeqësisht edhe ato dy netë të pambrojtur, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe ishin rikthyer në shtëpitë, banesat dhe pronat e tyre”, tha ai.

Ai ka nënvizuar se mesazhi që duan të çojnë është se për lirinë e Kosovës, gjak u dha edhe pas çlirimit të saj.

“Ne sot në pjesën e urës së re, për këmbësor që i kontribuon paqes dhe stabilitetit dhe frymimit më të lirë të Mitrovicës, dëshirojmë që të kemi edhe një mesazh të përçojmë për të gjithë gjeneratat që vijnë, që liria e Kosovës, po edhe pjesa e normalitetit në veri, fatkeqësisht edhe pas çlirimit të Kosovës, është dashur që të derdhet gjak nga qytetarë civilë, të pafajshëm, të pambrojtur, duke përfshirë edhe pleq edhe fëmijë”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika