PDK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!”, nis mobilizimin për pjesëmarrje masive

Fotografi nga protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po përballen me gjyqin për krime lufte në Hagë, foto REL.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shpreh mbështetjen e saj për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë!”, i cili organizohet nga platforma Liria ka Emër më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e partisë, ka nisu edhe mobilizimi në të gjitha strukturat partiake, anembanë Kosovës, me qëllim të angazhimit sa më të gjerë të qytetarëve për pjesëmarrje masive në këtë marsh qytetar, njofton Dukagjini.

“PDK vlerëson se ky marsh është thirrje e ligjshme dhe paqësore për drejtësi të paanshme, në mbrojtje të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të luftëtarëve të lirisë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë. Në këtë periudhë kur procesi ka hyrë në fazën përmbyllëse, PDK kërkon drejtësi të plotë, të barabartë dhe larg çdo ndikimi politik.”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash, PDK-ja rithekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare, e lindur nga nevoja për liri dhe dinjitet. Çdo përpjekje për ta relativizuar këtë të vërtetë historike përbën padrejtësi ndaj sakrificës së popullit të Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët që në frymën e unitetit dhe respektit institucional, të bashkohen më 17 shkurt në Prishtinë për të kërkuar drejtësi dhe për të nderuar sakrificën çlirimtare mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika