Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e enjtes do të jetë kryesisht e vranët, me vende-vende riga shiu gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 12°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1-6 m/s.
Parashikimi bën të ditur se moti do të mbetet i freskët dhe me lagështi, ndaj këshillohet kujdes për ata që planifikojnë aktivitetet jashtë.