Arrestohen dy të dyshuar pas gjuajtjes me armë mes dy grupeve në Gjilan, ku u plagos një person

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar lidhur me plagosjen që ndodhi pas një shkëmbimi zjarri mes dy grupeve në rrugën Gjilan–Kamenicë, të mërkurën.

Sipas Policisë, dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Është raportuar për një shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve nga veturat, ku si pasojë është plagosur një mashkull kosovar. Njësitet e hetuesisë kanë arritur të identifikojnë tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit janë konfiskuar shtatë gëzhoja të kalibrit 9 mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, disa telefona celularë si dhe dy vetura”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika