Llumnica: KEDS dhe KESCO t’i kthehen KEK-ut, në të kundërtën do të ketë në vazhdimësi shtrenjtim të rrymës

Kryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, vlerëson se njoftimi i vonë për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës bëri që numri i protestuesve të jetë i vogël.

Megjithatë, Llumnica në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se KEDS-i dhe KESCO duhet t’i kthehen KEK-ut aty ku kanë qenë.

“Nuk pati reagim më të madh pasi që njoftimi ka qenë pak i vonë – ka qenë një protestë simbolike dhe qytetarët nuk po e reagojnë derisa një rritje e tillë po i prekë në xhep. Nuk është rritur vetëm çmimi i energjisë por i çdo gjëje. Ne kemi kërkuar edhe ngritje të pagave, por kjo nuk u bë dhe u rrit çmimi i energjisë elektrike – dhe kjo gjë do të ndodh në vazhdimësi derisa ekziston KEDS-KESCO pasi kjo duhet t’i kthehet KEK-ut ashtu siç ka qenë”, u shpreh Llumnica.

Ai, mes tjerash, u shpreh se duhet ketë kontroll më të madh shtetëror ndaj KEDS-it teksa përsëriti se distribuimi duhet t’i kthehet KEK-ut.

“Këtu po mungon një kontroll shtetërorë ndaj kontratës së KEDS-it që e ka ndaj investimeve, auditimi i pavarur apo Policia e Krimeve Ekonomike a Prokuroria për arsye se investimet që i parasheh KEDS-i ne dyshojmë se janë të rrejshme e këtë e komentojnë edhe njerëzit e brendshëm por që nuk mund të flasin në publik për shkak të stafit turk. Ne sot ishim në protestë që distribucioni t’i kthehet KEK-ut ashtu siç ka qenë pasi do të jetë më mirë për qytetarë me një çmim shumë më të volitshëm dhe do të jetë më mirë për KEK-un pasi do të bëhet investime shumë më të mirë e edhe punëtorët do të kishin dinjitet më të madh”, u shpreh Llumnica.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika