Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv, kërcënon me tarifa vendet që tregtojnë me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mund të vendosë tarifa shtesë ndaj vendeve që vazhdojnë të tregtojnë me Iranin, përmes një urdhri ekzekutiv të nënshkruar të premten.

Urdhri nuk përcakton një normë të saktë tarife, por përdor 25% si shembull, dhe parashikon se masat do të zbatohen për mallrat e importuara në Shtetet e Bashkuara nga çdo vend që “drejtpërdrejt ose tërthorazi blen, importon ose përndryshe siguron mallra apo shërbime nga Irani”, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Trump nuk ka komentuar drejtpërdrejt për urdhrin, por gjatë një deklarate nga avioni presidencial Air Force One të premten në mbrëmje, ai ritheksoi qëndrimin e tij: “asnjë armë bërthamore për Iranin.”

Ky zhvillim vjen në një kohë kur po zhvillohen bisedime mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe iranianë në Oman, pas disa javësh kërcënimesh nga të dyja palët.

Kujtojmë se edhe më parë Trump kishte kërcënuar me vendosjen e një tarife prej 25% ndaj vendeve që bëjnë biznes me Iranin, përmes një postimi në platformën Truth Social.

“Me efekt të menjëhershëm, çdo vend që bën biznes me Republikën Islamike të Iranit do të paguajë një tarifë prej 25% për çdo dhe të gjithë biznesin që zhvillon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump më 12 janar.

Në atë kohë, nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi mënyrën se si do të funksiononin këto tarifa në praktikë.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se urdhri i fundit ekzekutiv riafirmon “gjendjen e vazhdueshme të emergjencës kombëtare në lidhje me Iranin”, duke theksuar se presidenti mund ta ndryshojë atë nëse rrethanat ndryshojnë.

“Presidenti po e mban Iranin përgjegjës për ndjekjen e kapaciteteve bërthamore, mbështetjen e terrorizmit, zhvillimin e raketave balistike dhe destabilizimin rajonal që rrezikojnë sigurinë amerikane, aleatët dhe interesat e saj”, u tha në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Nga Irani nuk ka pasur ende ndonjë reagim zyrtar.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika