Bordi i Paqes pritet të mblidhet më 19 shkurt – takimi i parë në Uashington për adresimin e konflikteve globale

Shtëpia e Bardhë po planifikon një takim të Bordit të Paqes më 19 shkurt në Uashington, duke cituar një zyrtar amerikan dhe diplomatë nga disa vende pjesëmarrëse.

Takimi do të zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes dhe synon të trajtojë rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës pas armëpushimit, megjithëse planet janë ende në faza të hershme dhe mund të ndryshojnë.

Bordi i Paqes u krijua në fund të janarit nga presidenti Donald Trump, i cili do ta udhëheqë atë.

Bordi i Paqes u krijua fillimisht për të mbikëqyrur qeverisjen e përkohshme të Gazës nën armëpushimin e negociuar, por Trump më pas njoftoi se synon ta zgjeronte për të trajtuar konflikte më të gjera në botë.

Para takimit të Bordit të Paqes, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohet me liderin amerikan në Shtëpinë e Bardhë më 18 shkurt, një ditë para konferencës.

Takimi ka gjithashtu për qëllim të ngrejë fonde për rindërtimin e Gazës, ndërsa situata në terren mbetet e paqëndrueshme, megjithëse vazhdon armëpushimi.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka përfaqësuar Kosovën në Davos, ku ka nënshkruar dokumentin si shtet themelues i Bordit të Paqes./Telegrafi

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika