Mustafa: LDK-ja nuk duhet të përfshihet në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhet të përfshihet në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, thotë ish-kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Sipas tij, s’ka asnjë arsye që të forcohet edhe më tutje në qeverisje Lëvizja Vetëvendosje.

Ai deklaron se LDK-ja mund të forcohet më tepër vetëm nëse zhvillon një opozitarizëm të fortë karshi pushtetit të LVV-së.

“Unë nuk shoh asnjë arsye që ne ta forcojmë edhe më shumë këtë pozitë sesa që është. Sepse ata i kanë pasur 57 vota. Mund të marrin vendime të cilat duan. Për mua, LDK-ja mund të forcohet më tepër në qoftë se zhvillon një opozitarizëm të fortë, edhe më shumë i ndihmon Kosovës me një opozitarizëm të fortë sesa që pushtetit në Kosovë duhet të ketë opozitë të fortë. Në qoftë se LDK-ja ose PDK-ja shkojnë dhe i bashkohen Vetëvendosjes, atëherë ne do të kemi një qeverisje në Kosovë pa opozitë. Unë nuk lidhem me të kaluarën, me historinë se a kemi bërë opozitë të mirë apo s’kemi bërë. Por kjo që tash është, me 57 deputetë në Kuvend të Lëvizjes Vetëvendosje, është domosdoshmëri që ne në Kosovë të kemi një opozitë të fortë”, thotë ai.

Mustafa shprehet i habitur me fitoren mbi 51 për qind të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, derisa sipas tij s’ka ofruar as program politik.

Sipas tij, përkundër fitores së madhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit, është e paqartë sesi do të veprojë Lëvizja Vetëvendosje në formimin e institucioneve të reja.

Ai përmend edhe aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Për këtë arsye, Mustafa sheh edhe vështirësi në konstituimin e plotë të Kuvendit./KP

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika