Pasojat e devijimeve, ENTSO-E s’përjashton ndëshkimet financiare ndaj KOSTT-it

Në një përgjigje për Televizionin Dukagjini, Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike, ENTSO-e, përmendi mundësinë e ndëshkimit financiar të KOSTT-it si pasojë e devijimeve dhe çekuilibrimit të zonës së sinkronizuar, muajin e kaluar. ENSTO-e tregoi se devijimet nga Kosova ndikuan negativisht tek operatorët e sistemit të transmisionit në rrjetin evropian

Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike, ENTSO-e, nuk përjashtoi mundësinë e ndëshkimeve financiare ndaj KOSTT-it, si pasojë e devijimeve që rezultuan me jo-balanca apo çekuilibrime në zonën e sinkronizuar të Evropës Kontinentale, muajin e kaluar.

Referuar Marrëveshjes së Kyçjes, në një përgjigje për televizionin Dukagjini në pyetjet e dërguara më 15 Janar, këtë e konfirmoi vetë ENSTO-e.

Aktualisht, OST-të e Evropës Kontinentale kanë një marrëveshje me KOSTT-in (“Marrëveshja e Kyçjes) që synon të sigurojë funksionimin e sigurt të sistemit energjetik të Kosovës*, duke ruajtur sigurinë në Zonën e Sinkronizuar të Evropës Kontinentale. Në këtë frymë, bazuar në Marrëveshje, KOSTT-i ka detyrimin të balancojë në mënyrë efektive sistemin e tij. Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, Palët në Marrëveshje kanë në dispozicion një sërë masash, përfshirë vendosjen e ndëshkimit financiar, e cila mund të zbatohet në varësi të natyrës dhe nivelit të shkeljes së detyrimeve nga KOSTT. Në këtë pikë, Operatorët e Sistemit të Transmisionit të Grupit Rajonal të Evropës Kontinentale po e monitorojnë nga afër situatën dhe po vlerësojnë vazhdimisht nevojën për miratimin e masave të disponueshme, kur është e nevojshme”.- ENTSO-E

Në përgjigje, ENTSO-e shpjegoi se rënia e bllokut B1 të Termocentralit “Kosova B” u kishte shkaktuar probleme Operatorëve të Sistemit të Transmisionit apo OST-ve në rrjetin evropian.

Në dritën e kësaj, më 12 janar 2026, një nga njësitë e gjenerimit të energjisë (e quajtur TC Kosova B1) në perimetrin e KOSTT doli jashtë funksionit, duke rezultuar në mungesë të prodhimit. Si rezultat, të nesërmen, KOSTT-i nuk ishte në gjendje të ruante ekuilibrin brenda rrjetit të tij, duke shkaktuar çekuilibrim të energjisë në sistem, gjë që ndikoi negativisht në interkonjeksionin e OST-ve evropiane, duke i detyruar ato të rikuperonin këto devijime”- ENTSO-E

Deri në kthimin në prodhim të bllokut B1, më 14 Janar, për të shmangur pasojat eventuale nga devijimet e mëtejme KOSTT-i aplikoi regjim të reduktimeve në furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

Problemi i devijimeve dhe çekuilibrimit u përsërit edhe më 20 Janar për shkak se KESCO-ja kishte nominuar 26% më pak energji sesa kërkesa reale për konsum – duke bërë që KOSTT-i të aplikojë sërish reduktime.

Megjithëkëtë, deri tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për ndëshkim ndaj KOSTT-it.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika